Veseli: Vizitova familjen e heroit Pal Paluca, për t’ua uruar Pashkët
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të festës së Pashkëve, ka vizituar familjen e heroit, Pal Paluca.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli, ka thënë se në kohë festash, duhet të kujtojmë me krenari ata që dhanë më të shtrenjtën për vendin, jetën e tyre.
Postimi i plotë i Veselit:
Në kohë festash, duhet të kujtojmë me krenari ata që dhanë më të shtrenjtën për vendin, jetën e tyre.
Sot vizitova familjen e heroit Pal Paluca, për t’ua uruar Pashkët dhe për të ndarë me njëri-tjetrin dëshirat më të mira për të ardhmen e Kosovës.