Veseli thotë se PDK do të kërkonte zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk do të kishte pandemi
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur rreth formimin të Qeverisë së re.
Veseli ka theksuar se duhet të bëhen bashkë për ta tejkaluar situatën aktuale me pandemi, derisa ka kritikuar partitë e VLAN-it.
“Kemi një situatë reale që duhet ta kalojmë bashkë, sa ma pak pasoja shëndetësore e ekonomike. Duhet ti lëmë anash egot e teket. Pikërisht partitë e VLAN-it ”, ka thënë Veseli në emisionin “Click”.
I pari i PDK-së ka ironizuar me termin “koalicion i shpresës”, teksa theksuar se është faji i LDK-së e VV-se, pse jemi në këtë gjendje.
“Mocioni i mos-besimit për këta që e quajtën vetën shpresë, mocionin në kohë pandemie kjo nuk është në rregull” , është shprehur Veseli .
Mes tjerash, Veseli ka potencuar një deklarim të Kurtit në vitin 2014, ku thoshte se e rëndësishme është kush ka shumicën dhe jo kush del i pari.
“Kreu aktual i VV në 2014 ka thënë s’është garë automobilistike por kush e ka shumicën”, tha ai.
Sipas, Veselit në qoftë se nuk do të kishte pandemi në vend, PDK do të kërkonte zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Në rrethana normale do të thosha zgjedhje të jashtëzakonshme, asnjëherë nuk gabojmë kur ju kthehemi vullnetit të sovranit”, ka thënë kreu i PDK-së.