Veseli thotë se do ta bëjë pastrimin e listave të veteranëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Drenicë ku është takuar me bashkëluftëtarë dhe veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veseli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, do ta përfundojë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së, përcjell FaktePlus.
Madje, ka thënë se nuk e lejojnë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.
Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë./FaktePlus/