Veseli: S’ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se Skënderbeu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Ai ka thënë se këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës.
“Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së”.
“Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fondament me siguri që ka të ardhme”.
Postimi i tij i plotw:
Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme./FaktePlus