Veseli: Shkoj edhe në kishë edhe në xhami, jam krenar që jam nip e djalë i haxhisë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, sonte në RTK ka thënë se njerëzit në Kosovë duhet të solidarizohe më shumë me njëri-tjetrin.
Veseli thotë se është njeriu më proevropian në Kosovë dhe se barrierat për kosovarët nga Evropa po qiten shkaku i myslimanizmit në vend.
‘’Nuk ia pranoj kujt në Kosovë që janë më proevropian se unë. S’jam më shumë se vetë ata. Ju kam thënë po na leni vec pse mendoni që jemi myslimanë. Marre, ne besimin e kemi atë e dojmë. E respektoj, kishën, xhaminë. Shkoj edhe në kishë edhe në xhami. Jam nip e djalë i haxhisë. Jam krenar për këtë’’, ka thënë Veseli.