Veseli: Refuzimi i LVV-së për të dërguar emrin e saj te presidenti, solli vendimin e Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Presidentit për dekretimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Veseli ka shkruar se ky vendim e ka bazën në vitin 2014 në rastin e VLAN-it.
“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar.”
Ai ka shkruar se refuzimi i LVV-së për ta dërguar emrin e mandatarit, ka imponuar këtë vendim të Gjykatës.
“Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.”
Veslei poashtu ka shtuar se Vetëvendpsje tashmë ndodhet brena skenarit të paramenduar.
“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit” ka shkruar Veseli në Facebook.