Veseli: Qeveria Kurti po rrezikon seriozisht marrëdhëniet Kosovë-SHBA
Kryetari i Partisw Demokratike tw Kosovws, Kadri Veseli, komnetuar qwndrimin e senatorit amerikan David Perdue, i cili sot ka thënë se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
Veseli, pwrmes njw postimi nw profilin e tij nw Facebook, ka shkruar se deklarat e senatorit amerikan për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze, pwrcjell FaktePlus.
Sipas tij, vwnia nw dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë.
Postimi i tij i plotw:
Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.
Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze.
Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë.
Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë./FaktePlus