Veseli: Prodhuesve vendor do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se prodhuesit vendor kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale.
Veseli këto komente i ka bërë gjatë vizitës në kompaninë “KonSoni”, e cila merret me furnizim të mishit, përcjell FaktePlus.
Ai ka thënë se në qeverisjen e tij të gjithë prodhuesit vendor që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind.
Postimi i tij i plotë:
Prodhuesit vendorë kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale. Tregun tonë duhet ta mbushim me produkte vendore, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”, e cila i furnizon tregtarët, restorantet dhe konsumatorët me produkte cilësore të mishit të freskët.
Në qeverisjen time, të gjithë prodhuesve vendorë që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind.
Duke fuqizuar prodhuesit dhe rritur prodhimtarinë vendore, ne e zhvillojmë ekonominë tonë.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112/FaktePlus/