Veseli: Personat me nevoja të veçanta meritojnë më shumë përkrahje dhe mundësi
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot edhe disa persona me aftësi të kufizuara, për të cilët ka premtuar më shumë përkrahje dhe mundësi.
Veseli ka thënë se duhet ta rrisim kujdesin institucional dhe shoqëror për këtë kategori të ndjeshme shoëqrore.
“Ne duhet ta rrisim kujdesin institucional dhe shoqëror për personat me aftësi të kufizuara.
Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem që ta rris ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke luftuar stereotipet, paragjykimet dhe praktikat e dëmshme lidhur me këtë kategori shumë të ndjeshme shoqërore.
Ata meritojnë më shumë përkrahje, më shumë mundësi nga institucionet dhe nga tërë shoqëria jonë!
Së bashku mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, për shtetin tonë! #PDK112”, ka shkruar Veseli. /FaktePlus