Veseli: PDK është shpresë për Shalën e Lipjanit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar votën e banorëve të Shalës së Lipjanit, duke u premtuar atyre rritjen e subvencioneve për fermerët e kësaj ane.
Ai u ka thënë atyre se do të subvencionojnë deri në 80 për qind për prodhuesit që marrin kredi për prodhimet “Made in Kosova”.
“Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, ka thënë Veseli.
Po ashtu Veseli ka premtuar edhe investimin për shtrimin e 500 kilometrave rrugë për t’i lidhur zonat rurale me ato urbane.
“Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane. Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve. Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin! Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112”, ka thënë Veseli. /FaktePlus