Veseli nuk ndihet i penduar që votoi, mocioni është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë
”Qeveria për kaq ditë krijoi aq shumë probleme, duke ndarë qytetarët e Kosovës në vend që t’i bashkonte. Duke iu dhënë mundësi faktorëve të tjerë jashtë Kosovës, përfshirë edhe Serbinë të jetë më prezente dhe të jetë më demonstruese mbi realitetin tonë”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk janë penduar që e kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai tha se janë duke punuar që si opozitë të sjellin një frymë të re politike, ndërsa zhvillimet që nga 6 tetori i vitit të kaluar e deri më sot, i quajti lojëra politike pa autorësinë e PDK-së, njofton Klan Kosovë.
”Nuk është insistim qëndrimi në opozitë, ka qenë rezultat zgjedhor të cilit i përmbahemi. Kontributi ndaj vendit dhe qytetarit mund ta bësh në secilin pozicion në të cilin je”.
”Jemi duke punuar me PDK-në në sjelljen e një fryme të re, njerëzve të ri. Pastaj pjesa tjetër e lojërave politike që janë zhvilluar nga 6 tetori, janë pa autorësinë tonë, pa dëshirën tonë, janë imponim”.
”Ne e votuam mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe nuk jemi penduar fare për këtë”.
”Qeveria për kaq ditë krijoi aq shumë probleme, duke ndarë qytetarët e Kosovës mes vete në vend që t’i bashkonte. Duke iu dhënë mundësi faktorëve të tjerë jashtë Kosovës, përfshirë edhe Serbinë të jetë më prezente dhe të jetë më demonstruese mbi realitetin tonë”.
Veseli në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova tregoi pse erdhën VV e LDK deri tek prishja e partneritetit qeverisës.
”Mocioni i mosbesimit – rrëzimi i Qeverisë, është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë”.
”Kishin filluar me akuza e sulme, me shumë premtime, dhe në momentin e ballafaqimit të problemit të cilat ishin reale, dështuan sepse nuk kishin menduar që sfidat që i ka vendi do duheshin me i tejkalu”.
”Nuk ishin akuzat tona që e rrëzuan Qeverinë të cilat janë të qëndrueshme. Po flas sepse ata e rrëzuan vetveten. Qeverinë e e ndërtuan mbi bazën e principeve, mbi bazën e mashtrimeve”.
”Nuk kishin pasur një projekt që e kishin ndërtuar vizionin e një partneriteti mes tyre. Nuk kishin pasur skemën, u vonuan edhe me emrat më pas”.