Veseli në Rahovec premton përkrahje për fermerët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e këtij subjekti në Rahovec.
Veseli në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se në mandatin e ardhshëm do t’ju ofrohet mbështetje të gjithë fermerëve dhe do të angazhohen që të parandalojnë ikjen e qytetarëve jashtë vendit, njofton Klan Kosova.
”Nuk do të ketë iniciativë, nuk do të ketë fermerë që nuk do t’i japë përkrahje Republika e Kosovës sepse nuk ka më hallall se sa t’i ndihmosh njerëzve që punojnë me djersë. Do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi për t’i mbajtur të rinjtë e të rejat këtu. Në vitin e parë do të fillojmë projektin e ujitjes, nuk do t’i presin vreshtat vetëm për shkak të mungesës së ujitjes”.
”Do të rrisim subvencionet e grandet për fermerë, në krahasim të njëjtë me vendet e Bashkimit Europian. Do të rrisim çmimin për litër të verës. Do të rrisim përkrahjen për qumështin, sepse po duam t’ju krijojmë mundësi njerëzve që duan të krijojnë të mira për vendin e vet. Besoj që shembullin për në Rahovec ta bartim në tërë Republikën e Kosovës. Tjetër vend nuk kemi e kemi veç një zot të shenjt dhe veç një tokë që është e jona”.
I pari i PDK-së që pretendon postin e kryeministrit nga ky subjekt, në Rahovec foli edhe për planin e tij antikorrupsion.