Veseli në Pejë: Mustafa dhe Kurti, koalicion antiamerikan dhe i korrupsionit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nga Peja ka akuzuar liderin e VV-së, Albin Kurti, për antiamerikanizëm.
Përafrimin e panatyrshëm të Isa Mustafës me dikur armikun më të madh të tij, Albin Kurtin, Veseli e ka quajtur si koalicion të izolimit dhe korrupsionit.
“Shefit të LDK-së, Isa Mustafës, i them miqësisht… Ai e di e sigurt kur kemi qenë në SHBA së bashku, se çfarë qëndrimi ka SHBA-ja për Albin Kurtin. E di mirë se çfarë qëndrimi ka Albini për SHBA-në”, ka thënë Veseli.
Simpatizantëve në Pejë, Veseli iu ka bërë thirrje që të mobilizohen më 6 tetor dhe të votojnë për PDK-në, e cila bashkë me SHBA-në do të luftojë korrupsion dhe zhvillojë ekonominë e Kosovës.