Veseli: Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i nderit dhe krenarisë
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Qirezit dhe Likoshanit sot në përvjetorin e 22-të.
Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Qirezi dhe Likoshani janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë.
“Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjakë dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë./FaktePlus