Veseli: Lavdi heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, dhanë kontribut të madh në UÇK
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, transmeton Klan Kosova.
Ai deklaroi se i përkujton ata me nderim të thellë për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë”.
“Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.