Veseli: Kurti dështoi edhe njëherë me Shqipërinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli thotë se kryeministri në shkuarje, Albin Kurti edhe njëherë dështoi me Shqipërinë.
Veseli deklaron se Kurti në opozitë bënte thirrje për bashkim kombëtar, por që si kryeministër ai po i ndan shqiptarët.
Kjo pasi që siç thotë Veseli, Kurti nuk e hapi kufirin me Shqipërinë por të njëjtën gjë nuk e bëri edhe me Serbinë.
Në fund ai ka bërë thirrje që urgjentisht të bëhet hapja e kufirit me Shqipërinë dhe se ky maltretim është i papranueshëm.
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, shkruan Veseli.