Veseli: Kur Qeveria udhëhiqej nga PDK-ja, Kosova kishte progres, jo stagnim e regres
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar edhe qytetarë të Gjakovës sot.
Ai ka thënë se sa është udhëhequr Qeveria nga PDK-ja, shumë probleme që sot rëndojnë mbi qytetarët nuk kanë ekzistuar. Ai ka thënë se Kosova atëherë kishte progres, jo regres. Ai ka thënë se Kosova kishte integrim dhe bashkëpunim, jo izolim, stagnim dhe konfrontim me partnerë.
“Gjakovë, a po fitojmë? Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Sa është udhëhequr Qeveria nga ne, shumë probleme që sot rëndojnë mbi qytetarët nuk kanë ekzistuar. Kosova atëherë kishte progres, jo regres. Kosova kishte integrim dhe bashkëpunim, jo izolim, stagnim dhe konfrontim me partnerë.
Sepse, Partia Demokratike e Kosovës ka punë, jo fjalë!
Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, e cila bashkë me Amerikën e lufton korrupsionin, e zhvillon vendin dhe jo një Qeveri që e izolon edhe më shumë vendin dhe e thellon korrupsionin.
Gjakovë, jepi fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112 për një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli./FaktePlus/