Veseli: Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë
Kryterari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi që të paktën deri më tani ka shkaktuar 21 viktima.
Veseli ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Tëitter ku ka shprehur pikëllimin e tij për viktimat në Elazig të Turqisë.
Veseli gjithashtu është shprehur se Kosova është e gatshme t’i ofrojë Turqisë ndihmë operative dhe kjo është dëshmi e miqësisë të fortë midis dy vendeve.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmet për tërmetin që ka goditur Elazig. Mendja dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Gatishmria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmë operative është dëshmi e fortë e miqësisë tonë me Turqinë.”, ka shkruar Veseli./FaktePlus
Deeply saddened by the news of the earthquake hitting #Elazig. Our thoughts and prayers are with the families of victims and those injured. #Kosovo‘s willingness to support immediately with operational assistance is a strong proof of our friendship with #Turkey.
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) January 25, 2020