Veseli: Jam krenar që PDK në listën për deputetë nuk ka persona me aktakuza
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli një ditë pasi ka zyrtarizuar edhe kandidaturën për kryeministër për zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se lista e deputetëve të PDK-së është listë që do t’i fitojë zgjedhjet.
Madje, ka pohuar se kjo listë do ta luftojë korrupsionin dhe do t’i mbajë të rinjtë këtu që ta dnërtojnë të ardhmën e Kosovës, përcjell FaktePlus.
Sipas Veselit, më shumë se gjysma e kandidatëve për deputetë garojnë për herë të parë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se është shumë krenar që PDK-ja po ia ofron vendit njerëzit më të zotë.
Postimi i tij i plotë:
Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.
Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.
Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.
Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua./FaktePlus/