Veseli fton bashkatdhetarët për të shfrytëzuar të drejtën e votës: Diaspora, shtyllë e shtetit
Veseli përmes një video-incizimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se mërgimtarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi zëri i tyre e ka peshën e vet në proceset e rëndësishme për vendin.
“Të dashur bashkatdhetarë, zëri juaj duhet ta ketë peshën e vet në proceset me të rëndësishme për Kosovën. Andaj, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Veseli.