Veseli: Fryma e fitores së PDK-së po ndjehet kudo në Kosovë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se fryma e fitores së kësaj partie po ndjehet kudo në Kosovë.
Veseli, kështu ka thënë në një takim që ka pasur me qytetarët e Vushtrrisë, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, vetëm PDK-ja mund ta ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë grupmoshat në Kosovë.
Madje, ka deklruar se PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave.
Postimi i tij i plotë:
Kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë.
Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.
PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi.
Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin! #PDK112/FaktePlus/