Veseli do ta prezantojë Kosovën para 200 investitorëve më të fuqishëm në botë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve ”World Bussines Angels Forum” në Turqi.
Veseli atje do të prezantojë potencialin për investime të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorëve të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve global G20.
Në këtë forum i cili do të mbahet të hënën në Stamboll, marrin pjesë liderë politik të veneve të ndryshme të Europës.
Në këtë forum Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidentja e Kroacisë Kolonda Grabar – Kitaroviq do të jenë folës kryesorë.