Veseli akuzon VV-në dhe LDK-në se dëmtuan vendin në kohë pandemie
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite që ka bërë në fshatin Krushë e Madhe, ka Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratik e Kosovës e kanë dëmtuar Kosovën në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, raporton Ekonomia Online.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën, në momentin më kulmor të pandemisë. Nuk kemi pasur nevojë për këtë shtyrje të tyre, pikërisht në këtë kohë. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, do ta themi në Prishtinë, se këtu jemi te djersa e njerëzve që po e mbajnë Kosovën”, deklaroi Veseli .
Veseli gjatë kësaj vizite është zotuar para fermerëve pako e rimëkëmbjes ekonomike e propozuar nga PDK-ja, në vlerë prej 320 milionë eurove do të kalojë.“Është e paevitueshme që të kalojë pako e rimëkëmbjes kombëtare. Është duke na marrë kohë kjo çështja e politizimit të tepruar të luftës për pushtet që po zhvillohet.
Ne presim që kryetarja e Kuvendit ta vë në kryesi, ta procedojë, sepse ajo është në procedim për të ardhur në Kuvend të Kosovës. Nuk e patëm vullnetin politik që ta kalojmë për një ditë. Por e kemi mundësinë që shumë shpejt, për një ditë ta kalojmë këtë financiare, e cila është e domosdoshme”, tha Veseli.
Ai bëri thirrje që pakoja financiare të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ndërmarrjet të mos përjetojnë kolaps.