Versioni i “Plas” që e “shkrin” edhe Flori Mumajesin
Flori Mumajesi edhe njëherë arriti t’i emocionojë të gjithë, pa përjashtim.
Ai u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” të cilin e kishte fituar në vitin 2015, me këngën “Me fjalë të vogla” për ta fituar edhe një herë me një tjetër baladë shumë të ndjerë.
“Plas” mban emrin kjo baladë që Flori e interpretoi plot emocione duke bërë kështu të gjithë për vete.
Por duket se aq sa ka arritur kjo këngë të prekë “telat” e të gjithëve, e ka emocionuar edhe vetë Florin – një gjë jo shumë e zakontë.
Ai është parë shumë i emocionuar me të gjitha versionet ndryshe (cover) të sjella të kësaj kënge.
Një cover e sjellë nga Klea Çutra që vjen nga Dibra dhe ishte pjesëmarrëse në “The Voice of Albania Kids” duket se tashmë ka marrë zemrat e të gjithëve.
https://www.instagram.com/p/BrPOUXVlIPA/