Veriu mbushet me flamuj të Rusisë dhe foto të Putinit
Me rastin e vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd, sot veriu i Kosovës ka gdhirë i mbushur me flamuj të Rusisë dhe foto të Vladimir Putinit dhe parulla si “shpëtimtari” dhe “ne jemi vëllezër”.
Me këtë stolisje, siç përcjellin mediat nga Beogradi, serbët në veri i falënderohen Rusisë për përkrahjen që ajo ia jep Serbisë.
Vendosja e flamujve është bërë deri në afërsi të Urës kryesore në Ibër. Nga fotot shihet se krahas simboleve shtetërore ruse valojnë edhe flamujt e Serbisë.