Veprimi i habitshëm i Papa Françeskut, gjunjëzohet dhe iu puth këmbët rivalëve të Sudanit Jugor
Papa Françesku ka bërë një akt të paprecedentë duke u gjunjëzuar dhe puthur këmbët e liderëve rivalë të Sudanit Jugor, gjatë një rituali dyditorë në Vatikan.
Ai këtë gjest e bëri për t’i inkurajuar ata që të forcojnë procesin paqësor të vendit afrikan.
“Po ju kërkoj si vëlla që të qëndroni në paqe. Po ju kërkoj me zemër, le të ecim përpara”, është shprehur Papa 82-vjeçar.
Presidenti Salva Kiir dhe rivali i tij, ish-udhëheqësi rebel Riek Machar, u përleshën në vitin 2013 duke çuar në një luftë civile që la 400,000 njerëz të vdekur.
Por ata nënshkruan një marrëveshje paqeje vitin e kaluar që e çoi në dhënie fund të asaj lufte. /FaktePlus
Pope Francis stunned visitors to #Vatican with a grand gesture of humility by kneeling down to kiss the feet of #SouthSudan’s formerly warring leaders as a plea for peace. pic.twitter.com/QsdisXzpHV
— RT (@RT_com) April 12, 2019