Vendosja e flamurit të origjinës së produkteve e obligueshme, ndëshkime për ata që s’e respektojnë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar masa ndaj gjithë atyre marketeve që nuk respektojnë vendimin për vendosjen e flamurit të origjinës pranë produkteve që shesin.
“Nga sot kam kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Industrisë dhe inspektimet shtesë në këtë rast nga sot do të vazhdojmë me inspektime me qëllim që ta shohim deri ku dhe sa është duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht neni i cili përcakton vënien e flamujve afër produktit të origjinës të atij produkti”, ka thënë Shala, raporton FaktePlus.
Sipas ministrit Shala, Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj bizneseve që vendosin flamujt e shteteve të tjera afër produkteve që nuk i përkasin atij shteti.
“Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj asnjë subjekti, çdo pikë shitëse e cila vërtetohet se nuk është duke e zbatuar këtë ligj, inspektorati do të merr masa që janë të parapara me ligj”, theksoi Shala.
Ky nen i këtij ligji për vënien e flamujve në produktet që i takojnë atij shtet është vendosur 29 dhjetor të vitit të kaluar. /FaktePlus