Vendosi 20 centë bast në Formula 1, finlandezi fiton mbi 33 mijë euro
ava e kaluar në Grand Prix të Italisë e zhvilluar në Monza pati befasi të mëdha në Formula 1.
Për herë të parë që nga viti 2012 në podium munguan vozitësit e Mercedesit, Ferrarit apo Red Bullit.
E edhe më befasuese është se një person në Finlandë kishte vendosur bast 20 centë që në podium do të përfundonin Pierre Gasly , Carlos Sainz dhe Lance Stroll, raporton Marca.
Sipas bastores finlandeze, Veikkaus, njëri nga përdoruesit e saj kishte vendosur këtë bast për të fituar më pas 33,398 euro.
Shanset që ky bast të dilte ishin 166,990/1. Ai kishte vendosur bast kundër yjeve si Hamilton, Bottas e Verstappen që nuk do të ishin pjesë e podiumit.
E këtë e ka postuar edhe Formula 1 në faqen e saj në Facebook.