Vendoset lifti i parë jashtë ndërtesave të banimit kolektiv në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka njoftuar se është vendosur lifti i parë jashtë ndërtesës në kryeqytet.
Ahmeti njoftoi se kësaj pune i është dhënë më shumë kuptim për shkak në katet e larta të ndërtesës ku është vendosur lifti, jeton një banore me nevoja të veçanta.
Ai gjithashtu tregoi që kjo “zgjidhje” është bërë në bashkëpunim me banorët.
“Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër” të Prishtinës. Në bashkëpunim me banorët zgjidhja është edhe me e kuptimtë për shkak të banores me nevoja të veçanta në katet e larta të ndërtesës”, ka shkruar Ahmeti.
Punët nuk ndalen!Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër" të Prishtinës. Në…
Julkaissut Shpend A. Ahmeti Keskiviikkona 1. huhtikuuta 2020