Vendosen tualetet mobile në pika kontrolluese për policët në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot janë vendosur tauletet mobile si dhe shtëpiza në pika kontrolluese për policët e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se disa shërbime, sikur kjo, nuk bëhen online, duke falenderuar kompaninë që i ka siguruar këto shtëpiza.
Prishtina ndodhet në karantinë, pas shtimit të rasteve me koronavirus në kryeqytet.
Njoftimi nga Ahmeti:
Sepse disa shërbime nuk bëhen online…
Komuna e Prishtinës ka siguruar tualetet mobile si dhe shtëpizat në pikat kontrolluese, për më të mirët tanë – .
Thank you for your service!
P.S. Falemnderit TOIFOR