Vendosen dy tenda në oborrin e QKUK-së, aty do të ndihmohet Klinika Infektive
Brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në ambientet e jashtme të Klinikës Infektive janë vendosur edhe disa tenda në të cilat planifikohet të vendosen pacientët e dyshuar për infektim me koronavirus.
Gjithësejtë janë vendosur dy tenda me nga 6 shtretër brenda, ku planifikohet të trjatohen rastet e dyshuara me COVID-19.
Deri më tani, zyrtarisht, institucionet e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar vetëm 3 raste të infektuara me koronavirus.
Behet fjalë për dy rastet e konfirmuara të premten, shtetasen italiane dhe të moshuarin nga Kosova, ndëkrohë sot është konfirmuar edhe rasti i tretë i infektuar i cili ka pasur kontakt me njërin prej rasteve të infektuara dje./fAKTEpLUS