Vendimi për Pullën Mjedisore afër dështimit, do të paguhet apo jo për matjen e gazrave në automjete? (Dokument)
Qytetarët e Kosovës që nga 1 shtatori kanë filluar të paguajnë edhe një shumë shtesë për të regjistruar veturat e tyre. Kjo pagesë ka filluar të bëhet për shkak se ka filluar matja e gazrave pas vendimit që mori ministria që të aplikohet standardi i pullës mjedisore, e cila ka për qëllim reduktimin e gazrave në atmosferë.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në fillim të këtij muaji kanë bërë të ditur se nga 1 shatori ka filluar implementimi i vendimit për matjen e gazrave të automjeteve edhe në Kosovë.
Por, ende pa u mbushur një muaj nga fillimi i implementimit të Pullës Mjedisore, duket se ky plan i paraqitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencisë për Ruajtjen e Mjedisit, është afër dështimit.
Kjo për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, tani ka kërkuar që taksa shtesë prej 5 euro të mos u merret qytetarëve të Kosovës dhe procesi për matjen e gazrave të bëhet në kuadër të taksës për regjistrimin e automjetit.
Mirëpo kjo kërkesë ka hasur në kundërshtim të Shoqatës së Kontrollimeve Teknike të Automjeteve, kjo pasi ata tashmë kanë shpenzuar mijëra euro për blerjen e teknologjisë që identifikon ndotësit e ajrit nëpër automjete.
FaktePlus ka raportuar edhe më herët për vështirësitë që do të ketë ky vendim për t’u implementuar, duke marrë parasysh vjetërsinë e veturave që janë qarkullim në rrugët e vendit.
Nga sot në fuqi vendimi i ri për automjete, pagesa shtesë për matjen e gazrave
E për këtë ndryshim ka reaguar Shoqata e Kontrollimeve Teknike të Automjeteve (SHKTA). Sipas një dokumenti që ka siguruar FaktePlus, kjo shoqatë i ka shkruar Ministrisë së Infrastrukturës dhe EURO LAB-it, duke kundërshtuar heqjen e tarifës prej 5 euro.
Ata madje kanë theksuar se do të kërkojnë kompensim me anë të rrugëve ligjore.
“SHKTA ju njofton se nëse nuk i aplikoni tarifat sipas pikës 10 të vendimit nr.546/19 të datës 29.08.2019, sipas kategorive të përcaktuara për aq sa është në fuqi ky vendim, do të jemi të detyruar pa dashjen tonë të kërkojmë kompensimin e humbur nga ERUO LAB QAK, në përputhje me dëmin e shkaktuar, në rrugë administrative dhe gjyqësore për të gjitha QKTA”, thuhet në letrën e SHKTA drejtuar udhëheqësit në detyre të EURO LAB-it.
Ndërsa në letrën tjetër të SHKTA-së drejtuar Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës që udhëhiqet nga ministri Pal Lekaj, thuhet se tarifa prej 5 euro nuk mund të hiqet pasi ajo është pjesë e këtij vendimi.
Madje SHKTA në këtë letër ka propozuar që kjo taksë të rritet, prej 5 në 10 euro për automjetet deri në 3.5 tonë, ndërsa 15 euro për automjetet mbi 3.5 tonë.
Kujdes, nga nesër hyn në fuqi një vendim i ri për automjete në Kosovë
“Tarifa për matjen e gazrave do ta aplikojmë ashtu siç është përcaktuar në vendimin nr:prot.546/19, dhe ju bëjmë me dije se nuk i keni marrë për bazë propozimet e SHKTA-së për tarifat e matjes së gazrave, ju propozojmë edhe një herë: 12 euro me TVSH, për automjetet deri në 3.5 tonë, dhe 15 euro me TVSH për automjetet mbi 3.5 tonë”, thuhet në letrën drejtuar ministrit Pal Lekaj./FaktePlus