Vëllai i Nezir Mehmetajt: Gjykimi i tij pritet të ndodhë brenda vitit, kërkojmë ndihmë nga shteti
Valon Mehmetaj, vëllau i Nezir Mehmetaj, ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj këtij të fundit është miratuar nga prokuroria pas ankesave që janë bërë.
Mehmetaj tha se pas kësaj pritet që brenda vitit Neziri të del para Gjykatës në Serbi.
Nezir Mehmetaj tash e 7 muaj është duke u mbajtur në burg të Serbisë padrejtësisht. Vëllau i tij ka kërkuar ndihmë nga vendet ndërkombëtare dhe vendore që të reagojnë dhe të marrin më seriozisht rastin e Nezirit pasi mund të dënohet nga Serbia.
Postimi i plotë i Valon Mehmetaj:
Shteti Serbis në rastin e Nezir Mehmetaj është duke luajtur me ndjenjat e tijë përsonale dhe po ashtu me të familjes dhe të gjithë atyre qe e kanë përjetuar keq vetë faktin qe Neziri është në duart e shtetit të Serbisë!
Ndikim negativ ne përmisim të mardhënjeve ne mesë popujve!
Aktakuza e ngritur siq jeni ne dijeni është hudhur posht nga shkalla e parë, tani kinse ne bazë të ankesave nga prokuroria është miratuar aktakuza dhe pritet qe të shkohet në gjykatë ,gjykimi pritet të ndodh brenda ketij viti sipas avokatëve,por Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahët ne burg!
Neziri i pa mbrojtur aq sa e meriton si qdo shtetë qe e mbron qytetarin e tijë ,sepse shteti jonë i pafuqishem është i injoruar nga shteti fqinjë Serbia.