Vëllai bën për spital vëllanë e mitur në Shtime
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka rrahur vëllanë e tij të mitur në Shtime.
Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.