Vëlla e motër nga Prizreni, me mbi 10 milionë shikime në “Tik-Tok”
Pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në rrjete sociale. Vëlla e motër nga Prizreni, përmes disa videove që kanë realizuar së bashku u bënë viral për një kohë të shkurtër. Ani pse Visari dhe Yllka kanë 11 vite diferencë në moshë, të dy kanë një raport të veçantë me njëri-tjetrin.
Mes tyre nuk mungojnë as konfliktet.
Fakti se videot e tyre kanë arritur mbi 10 milion shikime, bën që njerëzit t’i komentojnë ku do që i shohin.