Veliu thotë se do të punojë me BE’në për zbatimin e MSA’së në takimin me Apostolovan:
Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka pritur sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
“Me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, biseduam për prioritetet e MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur ai.
“Shpreha përkushtimin tim për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë, sidomos në procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës”.
“Do të punojmë ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian edhe sa i përket zbatimit të MSA-së”.