Veliu paralajmëron ndryshimin e emrin të MPB-së
Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike Agim Veliu sot ka realizuar një vizitë në Kampin e Policisë së Kosovës në Vrellë
Veliu duke folur mbi sfidat të cilat e presin ministrinë të cilën ai e udhëheq potencoi se ndryshimi i emrit është një ndër sfidat kryesore.
“Një ndër sfidat është ndryshimi i emrit të Ministrisë pasi që tanimë me funksionimin e dy Ministrive asaj të Punëve të Brendshme dhe të Mistrisë së Administratës Publike është një sfidë pasi që në kuadër të kësaj ministrie janë dokumentet personale si letërnjoftimi, certifikatat e ndryshme dhe në rast se ndryshon emri i kësaj ministrie atëherë ndryshon edhe emërtimi i tyre. Ne posaçërisht duhet t’i njoftojmë 109 shtete të botës që tash kjo ministri e ka një emër tjetër”, ka thënë Veliu