Veliu i kundërpërgjigjet analistit: I kam fituar 20 mijë vota në Podujevë
Krytari i Podujevës dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është përgjigjur analistit Rron Gjinovcit që po fliste për Veliun dhe se si ai po faktorizohet në LDK pa dal si kandidat nga ky subjekt në procesin e fundit zgjedhor.
“Unë jam matë para votuesve, kam marrë vota aq sa merr vota një deputet në shkallë vendi”, është shprehur Veliu, në emisionin Pressing të T7.
Tutje, Veliu tha se i kam fitu 20 mijë vota dhe komuna e Podujevës është komunë shumë e madhe.
“Kam dalë në zgjedhje dhe i kam fitu votat, i kam marrë 20 mijë vota në Podujevë dhe komuna e Podujevës është komunë shumë e madhe me hapësirë.