Veliu deklarohet para takimit të Kryesisë së LDK-së, ja çka thotë
Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen në njërin nga hotelet e Prishtinës, për mbledhjen e jashtëzakonshme pas vendimit të kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit ë Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Kurti e ka shkarkuar Veliun pa konsulta me partnerin e koalicionit.
Vet Veliu para kësaj mbledhjeje ka thënë se nuk i bën përshtypje vendimi i Kurtit.
Veliu ka thënë se pas takimit të kryesisë do të vendoset nëse kjo parti do të dalë nga koalicioni me VV-në.
“Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje, do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë, ne do ta vlerësojmë këtë situatë dhe sigurisht do të vendosim (nëse do të dalim apo jo nga koalicioni)”, ka thënë Veliu.
Në mbledhje janë pare duke hyrë shumë emra të njohur të kësaj partie si: minstrja Hykmete Bajrami, ministrja Vlora Dumoshi, nëmkryetari Haki Rugova, Naser Osmani, kryetari i Vitisë Sokol Haliti.