Vedat Muriqi pozitiv me COVID-19
Shtatlarti ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimeve të bëra, shkruan Tuttomercatoweb.
Muriqi ishte transferuar vetëm pak ditë te Lazio për 18 milionë euro nga Fenerbahçe.
Ky lajm nuk e gëzon përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, para duelit gjysmë-final në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, duel ky që do të zhvillohet me 8 shtator në Shkup.