Vëzhguesi i LDK-së mban maskë me numër të Nexhmi Rudarit në vendvotim
Gjatë mëngjesit të sotëm, një vëzhgues i LDK-së në njërën nga pikat e vendvotimeve, respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Zhiti, ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën me numrin e kandidati të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë procesit të votimit.
Siç merr vesh lajmi.net, kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heq maskën.
Duhet theksuar se kjo gjë është e ndaluar nga KQZ-ja, pasi që sot edhe sot është heshtje zgjedhore dhe një veprim i tillë llogaritet imponim te votuesit dhe është shkelje e ligjit dhe heshtjes zgjedhore.