Vdesin pesë persona pas një sulmi në një kompani
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit. Një sulm me armë ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, shkruajnë mediat amerikane.
Një persona i armatosur ka hapur zjarr në kampusin e Molson Coors Brewing Company. Pas ndërhyrjes së policisë u vra edhe atentatori, ndërsa nuk dihen akoma motivet e sulmit. Derisa mbeten të vrarë 5 persona.
Të shtënat ndodhën në orët e para të pasdites. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti Donald Trump ku në një konferencë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe e konsideroi këtë një ngjarje të tmerrshme.
Kujtojmë që Molson Coors Brewing Company zotëron markat e birrës Coors dhe Miller.