Vdes zyrtari i LDK’së
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumevjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës.
“Shumë nga ne i jemi borxhli atij për përkahjen dhe inkurajimin e dhënë, e për mbështetjen financiare përmes sistemit të bursave për studentë gjatë viteve të 90-ta, kur institucionet e shtetit të Kosovës nën okupimin serb, të udhëhequra nga LDK-ja, organizuan arsimin shqip me të gjitha elementet e nevojshme”, ka shkruar Hoti.
Sot eshte ndare nga jeta z. Ibrahim Hoti, arsimtar i shume gjeneratave, kryetar shumevjecar i nendeges se LDK-se ne…
Julkaissut Avdullah Hoti Sunnuntaina 5. huhtikuuta 2020