Vdes veterani i UÇK-së
Halil Canollli, veteran u UÇK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Ai përmes një publikimi në facebook, ka thënë se veterani u UÇK-së dhe familja e tij kontribuan shumë për vendin.
“Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi. Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho i qetë Halil Canolli”, ka shkruar Haradinaj/FaktePlus