Vdes studentja shqiptaro-greke, një gabim mjekësor i mori jetën në spital
E lindur në Korinth, Greqi, studentja shqiptaro-greke ka kryer në 22 maj një ndërhyrje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.
Megjithëse pritet raportimi i mjekut ligjor, dëshmitë e para bëjnë fjalë për mbidozë të anestezisë, transmeton Tch.
Tepër emocionues ishte reagimi në gjithë Greqinë, nga zona e Korinthit ku studentja kaloi vitet e fëmijërisë, në Preveza ku studionte për Financë e Kontabilitet, madje dhe jashtë Greqisë, pasi thirrjes së spitalit i’u përgjigjën me mijra persona, që dhanë gjak për të shpëtuar jetën e Aleksandras.
Bëhet fjalë për një ngjarje që shkaktoi bum mediatik, pasi të gjithë flasin për një vajzë, nxënëse e studente të mrekullueshme. Në 1 qershor, 22 vjeçarja humbi betejën e vështirë, duke zhytur në hidhërim familjen dhe gjithë miqtë e saj. Në median greke dhe atë sociale lajmet dhe mesazhet pafund kërkojnë drejtësi për studenten që iku në prag të 23-vjetorit, me reagime edhe nga mësues e pedagogë që e kujtojnë me shumë respekt e dashuri.