Vdes spiuni legjendar i KGB-së ruse, kjo është historia e tij
“Për të tradhtuar duhet të jetë pjesë e njërës palë dhe unë kurrë nuk e kam ndjerë veten si pjesë e Britanisë së Madhe”.
Mund të jetë pikërisht ky epitafi mbi varrin e George Blake, agjenti sekret britanik që për një kohë të gjatë bëri lojën e dyfishtë me Bashkimin Sovjetik.
Vdekja e tij në moshën 98 vjeç, e shpallur sot në Moskë nga Svr, shërbimi i spunazhit rus-trashëgimtarja e Kgb sovjetike, mbyll në një farë mënyre kapitullin e “liftrave të spiunëve” që kanë shënuar Luftën e Ftohtë.
I arrestuar në vitin 1961 në Londër dhe i dënuar me 42 vjet burg, një vit për çdo 007 anglez të tradhtuar nga ai dhe të vrarë me urdhër të rusëve, siç përshkruhet nga gazetat e epokës në vitin 1966, Blake ishte protagonist i një aventure tjetër te pabesueshme, ku arriti të arratisej nga burgu, duke kaluar La Manshin me një traget, i fshehur tek një furgon, ku kaloi gardhin e hekurt ndërmjet dy Gjermanive dhe takoi shefat e tij sovjetikë në Berlinin Lindor.
Prej atëherë ka jetuar në Rusi, ku ka marrë nderimet më të larta Urdhrin lenin dhe Urdhrin e Flamurit të Kuq. Me ikjen nnë Moskë ai la një grua, nga e cila u divorcua dhe tre fëmijë. Më vonë u rimartua në një qytezë ruse ku pati fëmijë të tjerë, por që edhe rilidhi fijet me familjen e vjetër.
Deklarata e tij që nuk ndihej britanik kishte rrënjë: i lindur në Holandë, ku qëndroi deri 13 vjeç, mbaroi liceun në Egjipt ku u rrit nga halla pas vdekjes së babait, një hebre sefardit i natyralizuar britanik, e vetëm kur u pranua në Universitetin e Cambridge nisi të jetojë në Angli.
Pasi mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, hyri në shërbimin diplomatik, falë edhe njohjes së gjuhëve, ndërmjet të cilave gjuhën ruse.
Pikërisht nga njohja e rusishtes u rekrutua nga Mi6, shërbimi i spiunazhit i Mbretërisë së Bashkuar.
Në autobiografinë e tij, e shkruar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai tregoi se u bë komunist gjatë Luftës së Koresë, kur u burgos nga koreano veriorët dhe pa bombardimet amerikane në fshatrat e fshatarëve të varfër.
Ishte pikërisht atëherë që Kgb, pasi mori vesh se kishte të bënte me një spiun anglez që ishte në duart e koreano-veriorëve, e kontaktoi dhe arriti me të një bashkëpunim të frytshëm.
I liruar dhe i pritur në atdhe si hero, Blake vijoi të punojë për Mi6, duke i dhënë informacione klandestine rusëve.
Ndoshta agjentët e gjetur nga ai në Moskë nuk ishin 42 siç ishin vitet e dënimit, por kanë qenë realisht të shumtë.
Ndërmjet të tjerave, ai sinjalizoi rusët ekzistencën e një spiuni në radhët e tyre, një agjent që bënte lojë të dyfishtë për Cia, dhe ndihmoi Stasi-n të zbulojë një tunel nën murin e Berlinit.
Pikërisht mbrojtja që i bëri Kgb çoi në dyshimin nga Mi6 iniziò, e cila e thirri nga misioni i tij në Liban dhe e arrestoi.
Në mënyrë krejt surprizë në marrjen në pyetje ai tregoi të vërtetën, ku tha se ka qenë spiun i sovjetikëve. As për para e as si peng por si zgjedhje ideologjike.
Pas arratisjes të bujshme nga burgu londinez i Wormëëod Scrubs, që u arrit si pasojë e dy bashkëpunëtorëve të burgosur, kur ishte 39 vjeç, Në Bashkimin Sovjetik mori shtetësinë dhe mbeti në shërbimin e Kgb.
Pasi arriti moshën e pensionit, qevera ruse i dha një vilë në periferi të Moskës, ku jetoi deri në vdekje me gruan. Në Moskë, frekuentonte dy prej spiunëve të tjerë anglezë që bënë lojë të dyfishtë për sovjetikët: Kim Philby e Donald Maclean, edhe ata të arratisur pasi u zbuluan, por ai nuk bënte pjesë e të ashtuquajturit “Cambridge Five”, pesë studentët e universitetit prestigjoz që kaluan në kraun e komunistëve.
Ndryshe nga ata, nuk ishte mjaft “posh”, pra nuk vinte nga aristokracia. Ndryshe nga Philby dhe Maclean, në Rusi nuk u degradua nga alkoolizmi, ku arriti të ketë një jetë normale, e për sa dihet, të lumtur.