Vdes shoferi i makinës së prokurorit ndaj të cilit u bë atentat
Gjashtë ditë do të luftonte mes jetës dhe vdekjes Andi Maloku, para se zemra ti pushonte së rrahuri ditën e djeshme pas një komplikacioni shëndetësor.
Ish-polici 24-vjeçar mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi në makinën e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit, ku u qëllua me dy plumba dhe prokurori dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.
Maloku, shoferi i prokurorit, ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore, raporton Lapsi.al. /FaktePlus