Vdes punëtori i “Sharrcem”, bie brenda rezervuarit
Një punetor rreth 35 vjeçar ka humbur jetën mëngjes e sotëm pasi ra nga një lartësi e madhe në sillosin e fabrikës së cimentos në Han të Elezit, “Sharrcem”.
Lajmin për këtë rast tragjik e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Punëtori, shtetas i Shqipërisë ishte duke kryer disa punë dhe ka rënë në brendësi të një rezervuari nga çimentoja nga një lartësi prej 40 metrash. Urgjenca dhe njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes ku po e bëjnë tërheqjen e trupit të tij”, ka thënë Gashi.