Vdes personi i parë nga ‘virusi misterioz’ në Kinë
Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë në gjendje kritike nga një formë e pneumonisë që dyshohet se ka ardhur nga një virus që nuk është identifikuar ende.
Në total, 41 persona janë diagnostikuar nga kjo gjendje ndërsa rezultatet laboratorike treguan që bëhet fjalë për një koronavirus të ri, të paidentifikuar ende.
Viktima sipas raporteve më herët ishte diagnostikuar me tumor në abdomen dhe sëmundje kronike të mëlçisë, ndërsa ishte blerës i rregullt i ushqimeve të detit. Ai vdiq pas një ataku kardiak, transmeton FaktePlus.
Megjithatë, njoftohet se edhe të prekurit tjerë janë blerës apo shitës të rregullt të ushqimeve të detit në një treg në qytet.
Ndërkaq OBSH-ja më herët njoftoi se anëtari i ri i familjes së viruseve që shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës të sindomës së rëndë akute të frymëmarrjes dhe sindromës së frymëmarrjes së Lindjes së Mesme, mund të jetë shkaktari i këtij virusi të ri./FaktePlus.