Vdes personi i parë në Francë nga koronavirusi
Një burrë 60-vjeçar në Paris është bërë i pari shtetas francez që vdiq nga coronavirusi, u tha gazetarëve të mërkurën drejtori i përgjithshëm i autoritetit shëndetësor francez, Jerome Salomon.
Burri vdiq në spitalin Pitie Salpetriere në kryeqytetin francez, tha Salomon, transmeton Telegrafi.
Dy raste të tjera të coronavirusit janë raportuar në Francë, njëri prej tyre një 55-vjeçar francez që po trajtohet në një spital në Amiens. Ai është në një gjendje të rëndë, tha Salomoni.
Tjetri është një 36-vjeçar francez në Strasburg. Ai kohët e fundit kishte qenë në Lombardi, rajoni italian, ku janë konfirmuar më shumë se 300 raste të virusit.
Kujtojmë që numri i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 2.700 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese në Kinë. Ka pasur më shumë se 80,000 të tjerë të infektuar.